Site icon PORTALB

RMV, në objektet fetare mos të ketë më shumë se 30 % e kapacitetit të hapësirës së brendshme, vlerësojnë Qeveria dhe krerët fetar

Xhami, musliman, namaz, fiter bajram, kurban bajram, BFI

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi takim me udhëheqësin bashkësisë fetare islame dhe kishës ortodokse, ku biseduan për masat kufizuese për ditët në vazhdim, transmeton Portalb.mk.

Qeveria së bashku me kryetarin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefani dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetai diskutuan për respektimin e protokolleve ekzistuese, duke theksuara mbajtjen e maskës, distancës, mosgrupimi, ndërsa objektet fetare të shfrytëzohen deri 30 përqind e kapaciteteve të objektit.

Raportohet që në takim është vlerësuar që ulja e rasteve të reja është si rezultat i respektimit të masave, nga do të varet edhe lehtësimi i masave dhe orës policore.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi që ora policore nga e mërkura, 28 prill, të fillojë në orën 21:00 dhe të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Komisioni do t’ia paraqesë propozimin Qeverisë, e cila duhet të vendosë në seancë. Qeveria duhet gjithashtu të vendosë nëse do të hapen tarracat verore të objekteve hotelierike.

Shtabi kryesor për koordinim me kriza javën e kaluar i propozoi Qeverisë që ora policore nga 27 prilli deri më 15 maj të fillojë në orën 21, ndërsa objektet hotelierike të hapin vetëm tarracat verore për mysafirët.

Exit mobile version