Kryeministri Zaev u takua me bujqit protestues nga Haraçina dhe Gazi Baba, premtoi zgjidhje të problemit

Kryeministri Zoran Zaev zhvilloi takim me bujqit protestues, të udhëhequr nga Adnan Ajrullahu, duke shprehur vullnet për zgjidhjen e problemeve në lidhje me kompensimin e dëmeve që janë shkaktuar gjatë fatkeqësive natyrore, transmeton Portalb.mk.

“Ka vullnet te Qeveria për zgjidhjen e problemeve të theksuara dhe ka mjete në Buxhet për këtë qëllim”, deklaroi Zaev, duke sqaruar se tashmë po bëhen përpjekje që të vërtetohen mundësit ligjore për këtë.

Në takim mori pjesë edhe zv.kryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Raportohet që bujqit janë duke protestuar për shkak pamundësisë për të marrë mbështetje pas fatkeqësive natyrore në vitin 2016 dhe 2018. Për rastin e fundit, kryeministri paralajmëroi që nesër në seancën qeveritare do të fillojë procedura për ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, për të vazhduar pastaj miratimin në Kuvend, derisa për rastin e vitit 2016, theksoi nevojën për të hetuar arsyet pse nuk janë kompensuar këta bujq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button