Në Maqedoninë e Veriut mbi 31 % e energjisë elektrike prodhohet në termocentralet, ndërsa 96 % e qymyrit shfrytëzohet aty
Energjia elektrike e shpenzuar gjatë muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut ka arritur vlerën e 736 151 MWh, ndërsa ajo kryesisht prodhohet nga termocentralet dhe hidrocentralet, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 67.6 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raporton Enti shtetëror i statistikave.
Në hidrocentrale prodhohet 36.3 % e energjisë elektrike, në termocentrale 31.8 %, në termocentralet e kombinuara dhe impiantet industrial 29 %, termocentrale diellore 0.3 %, termocentralet e erës 1.7%, ndërsa 0.9 % nga bimët e biogazit.
Enti raportoi që 96.1 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, duke marrë parasysh që 313 117 ton qymyr është harxhuar gjatë shkurtit të vitit 2021.
Në këtë periduhë është shpenzuar 75 8282 ton produkte të naftës, ashtu që 58.2% naftë për transport, 9.6% koks i naftës, 8.8% vaj karburanti, 8% benzinë me motor, 7% LPG, etj.