Site icon PORTALB

RMV, nga 808 testime, 86 raste të reja me virusin korona, 37 të vdekur në 24 orët e fundit

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut nga 808 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 86 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 37 persona që ndërruan jetë me prani të virusit kurse 856 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 37 persona të vdekur: 11 nga Shkupi (48, 61, 61, 65, 69, 74, 76, 77, 80, 83 dhe 90), 5 persona nga Ohri (55, 64, 66, 72 dhe 85 ), 4 persona nga Manastiri (67, 77, 89 dhe 91) dhe Kavadari (71, 73, 76 dhe 78), 3 persona nga Kumanova (65, 76 dhe 84) dhe Tetova (73, 76 dhe 80), nga Prilepi 2 persona (53 dhe 54) dhe një person i ndjerë nga Velesi (61), Strumica (64), Struga (60), Dellçeva (69) dhe Valandova (71). Nga pacientët e vdekur, 4 vdiqën në shtëpi dhe 33 vdiqën në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar: 

Rastet aktive: 

Deri tani, gjithsej 710.265 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 150.672, numri i pacientëve të shëruar është 129.909, numri i atyre që humbën jetën është 4.714 dhe numri i rasteve aktive është 16.049.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version