Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës u regjistruan dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me Kovid-19

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 3 498 raste të reja nga realizimi i 18 202 të testuar, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 234 raste të vdekjes së pacientëve të infektuar me virusin korona, por 15 prej tyre kishin ndërruar jetë në muajin mars në klinika private.

Sfidën me virusin korona e kanë tejkaluar gjatë javës gjithsej 7 243 pacientë të shëruar.

Deri tani, gjithsej 709.457 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 150.588, numri i pacientëve të shëruar është 129.053, numri i atyre që humbën jetën është 4.677 dhe numri i rasteve aktive është 16.858.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version