Site icon PORTALB

Microsoft do të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm në botë të parashikimit të motit

Vërshimet në Indonezi

Zyra meteorologjike e Britanisë së Madhe së bashku me Microsoft do të ndërtojnë superkompjuterin më të fuqishëm të parashikimit të motit në botë, raporton PCW. Ato nënshkruan një marrëveshje multi-milionë paund për krijimin e këtij kompjuteri të avancuar i cili do të rrisë ndjeshëm saktësinë e parashikimit të motit.

Lajmi u dha më 22 Prill, ditën e Tokës. Moti në Britani njihet për ndryshimet e tij të shpejta dhe ky super kompjuter do të parashikojë me saktësi stuhitë, shiun e madh apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Vendndodhja e saktë e këtij superkompjuteri nuk është bërë e ditur por pritet të vendoset në Anglinë e Jugut. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve do të jetë një prej 25 superkompjuterëve më të avancuar në botë dhe më i fuqishmi në Britani. Ai do të hyjë në funksion në verën e vitit 2022.

Exit mobile version