Site icon PORTALB

RMV, u publikuan statistikat për të infektuarit me virusin korona për 24 orët e fundit

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut nga 2.596 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 603 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 39 persona që ndërruan jetëme prani të virusit kurse 641 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 39 persona të vdekur: 18 nga Shkupi (52 , 53 , 62 , 66 , 71 , 71 , 73 , 73 , 74 , 74 , 78 , 79 , 80 , 82 , 83 , 85  dhe 91 ), 3 të vdekur nga Ohri (64, 81 dhe 82), Tetova (63, 80 dhe 81), Strumica (72, 73 dhe 80) dhe Kavadari (70, 82 dhe 83), 2 persona nga Prilepi (66 dhe 67) dhe Kumanova (58  dhe 80 ), nga një person në Manastir (74 ), Veles (79 ), Shtip (77 ), Koçan (71 ) dhe Probishtip (63 ). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar: 

Rastet aktive: 

Deri tani, gjithsej 700.728 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 149.221, numri i pacientëve të shëruar është 126.234, numri i atyre që humbën jetën është 4.595 dhe numri i rasteve aktive është 18.392.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version