Site icon PORTALB

Dy vëllezër nga Gostivari akuzohen për dhunë ndaj një gruaje

Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ngriti aktakuzë kundër dy personave të moshës 49 dhe 45 vjeç për veprën penale – Dhunë në përputhje me nenin 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 8 tetor 2020, dy vëllezërit, në një grup së bashku me persona të tjerë aktualisht të panjohur, sulmuan fizikisht dy persona në Gostivar. Nëna e njërit prej sulmuesve filloi t’i ndajë dhe në atë moment njëri nga të akuzuarit e goditi me grushta në fytyrë, ndërsa tjetri e goditi atë në të dy duart dhe në trup me darë metalike.

Nga goditjet, gruaja ka marrë lëndime trupore – të nxira. Ngjarja shkaktoi djenjë frike, kërcënimi dhe pasigurie në mesin e shumë qytetarëve të tjerë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes në atë kohë.

Exit mobile version