Instituti serb “Torlak” do të jetë partner strategjik i RMV-së për furnizim me vaksina kundër COVID-19

Në takimin e sotëm të Ministrit të Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe me ministrin serb të Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, u diskutuan disa çështje në lidhje me pandeminë, si dhe për bashkëpunimin reciprok midis dy vendeve në procesin e tejkalimit të krizës së koronavirusit në të dy vendet, njofton Portalb.mk.

Ministrat, në konferencën për shtyp të mbajtur në Beograd në deklaratat e tyre informuan se në takim është vendosur që që Instituti “Torlak” të jetë partner strategjik i RMV-së në prokurimin e ardhshëm të vaksinave kundër virusit korona.

“Përvoja e deritanishme ka treguar se ky virus është i paparashikueshëm dhe me të gjitha pengesat që kemi hasur në prokurimin e vaksinave, ky vendim do të jetë një mbështetje e madhe për vendin tonë. Në shenjë mirënjohjeje, qytetarët serbë në sezonin vijues do të përjashtohen nga pagesa e tarifave për rrugë në udhëtimet që planifikojnë përmes vendit tonë në periudhën nga 15 qershori deri më 15 gusht.” tha Filipçe.

Ai tha se ka gjasa që kjo pandemi të mos ndalet si dhe ka shumë të ngjarë që kjo vaksinë të bëhet sezonale.

Lonçar: Mos ejani për vaksinim në Serbi nëse nuk keni caktuar termin

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor tha se shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen kundër Covid-19 në Serbi vetëm përmes sistemit online dhe në rast se Qeveria serbe organizon aksion konkret. Llonçar theksoi se deri më tani rreth 15 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Serbi.

“Nëse flasim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë asgjë në Serbi, por që thjeshtë duan të vaksinohen, kjo është e mundur vetëm përmes portalit `e-uprave`. Mos ejani nëse nuk keni bazë, nëse nuk jeni siguruar mirë. Kjo mundësi ekziston vetëm përmes portalit e-uprava dhe nëse realizojmë aksion të ri ku ju themi ejani, këto janë vendet, të themi për qytetarët e Maqedonisë, ku mund të vini pa termin, pa asgjë tjetër”, tha ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button