Site icon PORTALB

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s kërkoi që Reali, City dhe Chelsea të përjashtohen të premten

UEFA

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City rrezikojnë përjashtimin nga edicioni aktual i Ligës së Kampionëve. Të tre gjysmëfinalistët me gjasë do të përjashtohen nga kompeticioni më i rëndësishëm europian i klubeve, pasi rezultuan ndër iniciatorët e themelimit të Superligës së Europës, shkruan SS.

Anëtari ekzekutiv i UEFA-s, Jesper Moller, gjithashtu president i Federatës së Futbollit në Danimarkë, duke folur për mediet e vendit të tij, u shpreh:

“Klubet duhet të largohen (nga Championsi aktual) dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të duhet të shohim se si përfundon turneu. Do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e premte”.

Reali, City dhe Chelsea rrezikojnë shumë. Gjysmëfinalisti i katërt i Championsit, PSG, ka vendosur të mos bashkohet me Superligën dhe do të ishte skuadra e vetme që do të mbetej në garë nëse eliminohen gjysmëfinalistët e tjerë.

Exit mobile version