Site icon PORTALB

OBSH: Kërkimi i vërtetimit për vaksinim gjatë udhëtimit është akt diskriminues

Organizata Botërore e Shëndetësisë

Komiteti i jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi se vërtetimet për vaksinim nuk duhet të jetë parakusht për udhëtim ndërkombëtar, për shkak se vaksina është shpërndarë në mënyrë jo të njëjtë midis vendeve, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Komiteti u rekomandoi shteteve që të kenë parasysh se dëshmitë për vaksinim e thellojnë pabarazinë dhe lirinë jo të barabartë të lëvizjes.

Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së javën e kaluar sollën një konkluzion të ngjashëm.

Në qëndrimin e dakorduar të përbashkët, i cili do të jetë bazë për negociata me Parlamentin Evropian, certifikatat për vaksinim nuk mund të jenë kusht për lëvizje të lirë, duke e theksuar parimin e jodiskriminimit të personave të cilët nuk janë vaksinuar.

Parlamenti Evropian duhet të dakordohet për pozitën e tij më vonë gjatë këtij muaji, me ç’rast do të mund të fillojë bisedime me Këshillin e BE-së. Rregullativa pritet të miratohet deri në fund të qershorit.

Nga mesi i marsit, Komisioni Evropian propozoi sjellje të certifikatës së gjelbër digjitale, e ashtuquajtur kovid-pasaportë për lëvizje të lirë në BE gjatë pandemisë, me ç’rast do të jetë dëshmi për vaksinim, test negativ dhe lëngim i virusit.

 

Exit mobile version