Bologna ka shkaktuar befasi në javën e 28-të të Serie A duke e mposhtur Interin në “Guiseppe Meazza” me rezultat 1:0.
Të vetmin gol në ndeshje e ka shënuar Gilardino në minutën e 57-të. Më këtë humbje, Interi ka rënë nga pozita e katërt në pestë, pasi që Fiorentina ka mposhtur në “Olimpico” Lazion me rezultat 2:0.
Jovetiq dhe Ljajiq kanë shënuar për Fiorentinën, duke e ngjitur në pozitën e katërt me 48 pikë.