Site icon PORTALB

Në RMV sot ka rënie të numrit të rasteve të reja me Kovid-19, gjithsej 24 persona kanë ndërruar jetë

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga gjithsej 2.379 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 364 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. 23 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit kurse 689 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 24 humbje jete, edhe atë: 7 nga Shkupi (40, 52, 55, 59, 64, 72 dhe 85), 6 nga Manastiri (63, 68, 70, 71, 71 dhe 85), 3 nga Kumanova (73, 76 dhe 84) dhe nga një pacient u raportua prej Ohri (88), Kavadari (82), Strumica (73), Struga (69), Sveti Nikole (64), Kriva Pallanka (74 ), Radovish (75) dhe Probishtip (52 ).

Rastet e reja:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Deri tani, gjithsej 691,255 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 147,094, numri i pacientëve të shëruar është 122,810, numri i atyre që humbën jetën është 4,443 dhe numri i rasteve aktive është 19,841.

Exit mobile version