IHPSH: Pjesa më e madhe e qytetarëve dëshirojnë të vaksinohen me “Pfizer” dhe “Sputnik V”

“Pfizer” dhe “Sputnik V” janë vaksinat më të preferuara mes të anketuarve në anketën e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup. Prej të anketuarve 57,7 për qind janë deklaruar se do të imunizohen nëse kanë mundësi, 24,5 për qind kanë thënë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 17,8 për qind kanë dilema, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen se cilën vaksinë do ta pranonin 21,8 për qind e qytetarëve janë deklaruar për “Sputnik V”, 21,6 për qind për “Pfizer”, 13,8 për qind për cilën do vaksinë, 6,2 për qind për “AstraZeneca”, 4,4 për qind për “Sinofarm” dhe 3,1 për qind për “Moderna”. Në pyetjen e njëjtë, 16,1 për qind të të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të pranonin asnjë vaksinë, ndërsa 12,7 për qind akoma nuk kanë vendosur se me cilën do të vaksinoheshin.

Nga të anketuarit në anketën e IHPSH, 46,1 për qind e qytetarëve vlerësojnë se shteti  më keq ballafaqohet me krizën e koronës nga vendet në rajon, ndërsa 32,6 për qind janë deklaruar se Maqedonia e Veriut ballafaqohet ngjashëm si shtetet e tjera.

Hulumtimi është realizuar me telefon në periudhën mes 11 dhe 14 prillit 2021 me 1112 të anketuar në nivel të territorit të gjithë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button