Site icon PORTALB

RMV, vazhdon të jetë dyshifror numri i të vdekurve nga virusi korona, 908 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Sot për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 3.616 persona prej të cilëve 908 kanë rezultuar pozitiv. Betejën me virusin e kanë humbur 31 persona ndërsa 732 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 31 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë: 11 nga Shkupi (89, 84, 76, 75, 72, 72, 70, 68, 62, 51, 48), 4 nga Prilepi (87, 83, 82, 68) dhe Kërçova (81, 70, 60, 59), 3 nga Manastiri (68, 62, 61), nga 2 persona nga Tetova (80 dhe 60), Ohri (84 dhe 80), 1 nga Velesi (82), Kavadarci (82), Struga (76), Sveti Nikole (88) dhe Makedonski Brod (73).

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë testuar gjithsej 684.888 persona për Kovid-19 prej të cilëve 145.909 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 121.439 janë shëruar kuse 4.388 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive aktualisht në vend është 20.082.

Exit mobile version