Site icon PORTALB

Në botë kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-Rex

Foto nga Scott Robert Anselmo / Wikipedia

Shkencëtarët kanë parashikuar se në botë gjatë 2 milionë viteve kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex, transmeton Anadolu Agency (AA).

Universiteti i Kalifornisë publikoi një studim mbi atë se sa dinozaurë mund të kenë jetuar gjatë më shumë se 127 mijë brezave, duke llogaritur madhësinë e trupit të dinozaurëve, pjekurinë seksuale dhe nevojat e tyre për energji.

Si rezultat i hulumtimit është parashikuar se gjatë 2 milionë viteve mund të kenë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex.

Në studim thuhet se ky lloj i dinozaurit ka jetuar në Amerikën Veriore gjatë 1.2 milion deri në 3.6 milionë vitesh.

Drejtori i Muzeut të Paleontologjisë pranë Universitetit të Kalifornisë, Charles Marshall tha se janë gjetur 100 fosile të dinozaurëve T-rex, prej të cilëve 32 janë meshkuj. “Në vend të 2.5 miliardë, të kishin jetuar 2.5 milionë dinozaurë, ndoshta kurrë nuk do ta dinim se dinozaurët ekzistonin”, thekson ai.

Në hulumtim gjithashtu thuhet se dinozaurët e llojit T-rex, në pjekurinë seksuale e kanë arritur brenda 14 dhe 17 viteve dhe se kanë jetuar 28 vite.

Exit mobile version