Kryediplomati amerikan: Pas tërheqjes së forcave të huaja, në Afganistan nuk do të ketë më luftë civile

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, i cili bëri një vizitë të papritur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, deklaroi se pas tërheqjes së forcave të huaja nga vendi, nuk do të ketë më luftë civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e tij për shtyp, Blinken deklaroi se populli i Afganistanit nuk do më luftë dhe shtoi se të gjithë duan paqe.

Duke theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin forcat e qeverisë afgane, Blinken tha se talibanët duhet ta dinë se braktisja e proceseve politike për të zgjidhur problemet nuk do të jetë kurrë e drejtë dhe e qëndrueshme.

Blinken vuri në dukje se pasi trupat amerikane të tërhiqen nga vendi, ndihma e tyre për Afganistanin do të vazhdojë.

Ai deklaroi se pasi forcat e huaja të largohen nga vendi, nuk do të ketë një luftë civile si në vitet 1990, duek shtuar se askush nuk duhet të shqetësohet për këtë çështje.

“Nëse talibanët përpiqen të sulmojnë përsëri ushtarët tanë, përgjigjja jonë do të jetë shumë e rëndë”, tha Blinken.

– Konferenca e Stambollit

Duke deklaruar se janë bërë përgatitjet për konferencën e paqes të planifikuar të mbahet në Stamboll afër fundit të muajit, Blinken tha se po presin një përgjigje nga talibanët sa më shpejt të jetë e mundur për pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë.

Gjatë vizitës së tij, Blinken pati një takim me Presidentin e Afganistanit Ashrag Ghani dhe presidentin e Këshillit Suprem të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit, Abdullah Abdullah.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, më 14 prill njoftoi se të gjithë 2.500 ushtarët amerikanë të mbetur në Afganistan do të tërhiqen deri më 11 shtator.

Ndërkohë, talibanët akuzuan Shtetet e Bashkuara për shkeljen e Marrëveshjes së Doha-s dhe paralajmëruan se mund të marrin çdo masë që e konsiderojnë të nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button