I rrezikshëm është pretendimi se protokolli për KOVID-19 i vret pacientët

Nuk ka asnjë provë që 100 përqind e pacientëve të mjekes u shëruan nga Kovid-19 pa asnjë trajtim në spital, dhe as se të gjithë këta individë ishin të infektuar me koronavirus. Gjithashtu, Kovid-19 nuk është pneumoni, por një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Disa njerëz mund të zhvillojnë infeksion bakterial, ose pneumoni, por jo të gjithë të infektuarit me koronavirus e marrin këtë ndërlikim. Pikëpamja e mjekes që pacientëve duhet t’u jepet shumë pak oksigjen, edhe pse kanë saturim të ulët, ka shkaktuar kaos në spitalet në Rumani, ku disa pacientë me oksigjen të ulët kanë refuzuar trajtimin spitalor, shkruan Crithink.

Flavia Grozan, një pulmonologe rumune e cila po trazon profesionin e mjekut dhe publikun rumun me refuzimin e saj për të trajtuar pacientë me Kovid-19 sipas protokolleve zyrtare, gjithashtu zuri vend në mediat e Maqedonisë.

Postimi në Facebook, i cili përcjell pretendimet kontroverse të kësaj mjeke, mori shikueshmëri të madhe. Në pak ditë, mbi 1.000 përdorues të rrjetit social shpërndanë këtë postim, dhe sipas komenteve në postim, shumë besuan pretendimet e saj.

Kjo mjeke thotë se protokolli zyrtar për trajtimin e Kovid-19 është që i ngulfat pacientët dhe këto përfundime bazohen në përvojën e saj me, siç pretendon ajo, trajtimin e gati një mijë pacientëve që erdhën në shtëpinë e saj në faza të ndryshme të sëmundjes. Duke vepruar kështu, ajo thotë, se përdor protokollin e saj, këshillohet përmes internetit dhe kështu trajton pacientët.

Nuk është e lejueshme në mjekësi që një mjek të thotë se këshillohet përmes internetit dhe kështu i trajton pacientët. Sidomos sepse mendime të tilla përhapen gjerësisht në internet.

Pastaj, është e pamundur për të që të trajtojë pacientë në faza të ndryshme të sëmundjes, që kanë shkuar në shtëpinë e saj. Nëse pacientët me Kovid-19 mund të arrijnë në shtëpinë e saj, atëherë ata do të kishin simptoma më të lehta, jo më të rënda sesa ata që janë të shtruar në spital dhe kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Në tekst thuhet se 100 për qind e pacientëve të saj u shëruan pa trajtimin më të vogël në spital. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë për numra të tillë, as që të gjithë këta njerëz ishin vërtet të infektuar me virusin.

Covidi është pneumoni – sigurisht atipike, por pneumoni – dhe duhet të trajtohet si i tillë, tha ajo.

Kjo është e pasaktë. Kovid-19 nuk është pneumoni. Kovid-19 është një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Për shkak se sëmundja është shkaktuar nga një virus, jo nga një bakter, OBSH nuk rekomandon përdorimin e antibiotikëve si parandalim ose trajtim për sëmundjen.

Një pjesë e të sëmurëve me këtë virus mund të zhvillojnë infeksion bakterial, domethënë pneumoni si një nga ndërlikimet e mundshme dhe duhet të trajtohet me antibiotikë. Por jo të gjithë ata që infektohen, marrin këtë ndërlikim, që do të thotë se është e pasaktë të pretendosh që Kovid-19 është e njëjtë me pneumoninë.

Sipas kësaj mjeke, pacientëve me më shumë se 80% të saturimit duhet t’u jepet shumë pak oksigjen dhe pretendon se shumë oksigjen dhe intubim përkeqësojnë simptomat e sëmundjes dhe çojnë në vdekje.

Por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, agjenci qeveritare e SHBA-së përgjegjëse për hulumtimet biomjekësore dhe shëndetit publik, diapazoni normal i saturimit me oksigjen në pacientët e infektuar me Kovid-10 është 92-96%. Sipas OBSH, saturim më pak se 90% është urgjencë klinike dhe kërkon ndërhyrje adekuate në spital me dozë të përshtatshme të oksigjenit.

Pretendimi i saj kontrovers shkaktoi kaos në spitalet në Rumani, ku, sipas mediave rumune, disa pacientë të sëmurë kritikë dhe me saturim të ulët dhe gulçim refuzuan të trajtoheshin me oksigjen.

Kjo është një nga arsyet pse ajo u thirr nga Këshilli i Mjekëve të Rumanisë, i cili po heton procedurat e saj në lidhje me trajtimin që ajo përdor për pacientët e saj, i cili është i ndryshëm nga ai i siguruar nga protokollet mjekësorë në Rumani.

Bindjet personale të disa mjekëve, të cilat bien ndesh me të dhënat zyrtare dhe protokollet e miratuara në të gjithë botën, mund të jenë të rrezikshme dhe të rrezikojnë jetën e njerëzve. Mendime të tilla personale, të cilat përhapen në rrjetet sociale, duhet të merren me shumë kujdes, sepse askush nuk merr përgjegjësi për efektet që postimet e tilla mund të kenë tek lexuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button