Tre vende të Evropës lehtësojnë kufizimet mbi COVID-19

Belgjika, Zvicra dhe Danimarka njoftuan se do të lehtësojnë gradualisht kufizimet për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) që kanë qenë në fuqi muajt e fundit për të ndaluar përhapjen e virusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria zvicerane njoftoi se tryezat në natyrë në restorante dhe bare do të lejohen që nga e hëna e ardhshme. Ngjarjet kulturore dhe sportive do të jenë të hapura për audiencën në kushte të caktuara. Numrat do të kufizohen në 100 për ngjarjet në natyrë dhe 50 për ngjarjet e brendshme.

Zvicra të mërkurën raportoi 2.601 infeksione me koronavirus, duke rritur numrin në 627.968.

Rreth 1,12 milion persona në Zvicër kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 që nga 11 prilli, ose thuajse 13 për qind e popullatës së përgjithshme.

– Belgjika

Kryeministri belg, Alexander De Croo, njoftoi baret dhe restorantet në vend do të lejohen të rihapin tarracat e tyre në natyrë duke filluar nga 8 maji, duke treguar një rënie të infeksioneve ditore të koronavirusit.

Ndalimi i udhëtimit jothelbësor brenda BE-së po ashtu do të përfundojë të hënën e ardhshme teksa shkollat rihapen.

Dyqanet jothelbësore, parukierët, sallonet e bukurisë gjithashtu do të lejohen të hapin dyert e tyre më 26 prill.

Rreth 1,93 milion persona në Belgjikë kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 që nga 12 prilli, ose 16,6 për qind e popullsisë.

– Danimarka

Qeveria daneze ka njoftuar lehtësimin e kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare në faza midis 12 prillit dhe 26 qershorit.

Plani me katër faza, i cili zbatohet për të udhëtuar nga dhe në vendet në BE-së, përfshin heqjen graduale të karantinës për udhëtarët në varësi të vendit nga vijnë. Kërkon që udhëtarët të tregojnë një test negativ PCR për koronavirusin kur hyjnë në vend.

Thuajse 977.000 njerëz në Danimarkë janë vaksinuar kundër COVID-19, ose 16,8 për qind e popullsisë.​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button