Site icon PORTALB

Statistikat zhgënjyese të Messit ndaj Realit që nga largimi i Ronaldos

Lionel Messi

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi duket të ketë ndikuar në zbehjen e motivimit të Lionel Messit në përballjet direkte me rivalin më të madh të Barcelonës, shkruan Telegrafi.

Superylli portugez në vitin 2018 vendosi të kërkonte një sfidë të re duke u larguar nga Los Blancos për ta vazhduar karrierën në Serie A te Juventusi.

Duke qenë dy superyjet më të mëdha të futbollit dhe derisa luanin për dy klubet me rivalitet të madh, kur përballeshin me njëri-tjetrin, ata me javë të tëra ishin kryetemë e mediave sportive.

Mirëpo, pas largimit të CR7 nga Reali, efekti e ka prekur edhe vet Messin, duke qenë se statistikat e tij ndaj Mbretërve janë zhgënjyese.

Në periudhën ‘post-Ronaldo’, argjentinasi i ka zhvilluar shtatë ndeshje kundër Madridit në të gjitha garat, gjegjësisht 567 minuta, ndërsa në këtë periudhë nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhuruar asnjë asistim.

Exit mobile version