Site icon PORTALB

Në qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 73 pacientë gjatë 24 orëve të fundit

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 73 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 687 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“26 pacientë u pranuan në klinikat interne të Shkupit, 18 të tjerë në qendrën për kovid 8 Shtatori, 16 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 2 u pranuan në Kozle dhe 9 të tjerë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve”- njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, 67 pacientë të tjerë të shëruar u liruan në shtëpi.

Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 139 pacientë, ndërsa 150 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, 30 pacientë ndodhen në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët në Kozle, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 9 pacientë, në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri 9 dhe 40 në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim.

Gjithsej 687 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 po shërohen në kovid qendrat. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara ishte i qëndrueshëm dhe kishte 75 shtretër të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar do të lirohen ende.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version