Site icon PORTALB

RMV, padi për 48 vjeçarin për marrjen e kredisë në emër të një personi tjetër

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Policia ka paditur 48 vjeçarin nga Kërçova, si i dyshuar për marrjen e kredisë duke keqpërdorur të dhënat e një personi tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Padi penale ndaj 48 vjeçarit A.K. nga Kërçova, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e një krimi, abuzim të të dhënave personale”, raportojnë nga policia e vendit.

Raportohet që ai ka keqpërdorur adresën elektronike të një personi tjetër, pa leje, duke nënshkruar për një kredi.

“Pas miratimit të kredisë, nga llogaria e transaksionit, në pronësi të personit të dëmtuar, ai tërhoqi fondet e miratuara dhe i përdori ato për nevoja personale”, sqarojnë nga policia.

Exit mobile version