Site icon PORTALB

Rrugët me gropa në Tetovë për të cilat informoi Portalb, do të mbushen për 191 mijë euro

Rrugë me gropa, Tetovë.

Rrugë me gropa, Tetovë.

Tre ditë pas lajmit të Portalb.mk në lidhje gropat dhe rrugët e çara në qytetin e Tetovës, nga Komuna e Tetovës kanë publikuar në Sistemin për Furnizime Publike një kontratë prej 191 mijë eurove me kompaninë “Euro Invest” pikërisht për mbushjen e gropave. Ndërkaq, edhe pse kjo u premtua nga kryetarja Arifi nga viti 2013, pritet të realizohet ditët në vijim, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Euro Invest” për mbushjen e gropave në territorin e kësaj komune, kontrata kap vlerën e 11.800.000,00 denarëve apo 191.869 euro.

Kontrata për mbushjen e gropave.

Gazetari i Portalb.mk katër ditë më herët vizitoi shtatë lagjet kryesore me më shumë banorë në këtë qytet, në shumicën prej tyre banorët u shprehën se nuk ju kujtohet kur ka qenë hera e fundit që Komuna e Tetovës ka intervenuar për rregullimin e rrugës apo mbushjen e gropave.

LEXO: Tetovë, kryetarja Arifi nuk e realizoi premtimin 8 vjeçar për Tetovë pa gropa: rrugët në gjendje katastrofale (VIDEO)

Rikujtojmë se një ndër prioritetet e qeverisjes së parë të kryetares së Komunës së Tetovës, ishte pikërisht mbushja e gropave dhe infrastruktura rrugore.

Foto: Të palarat në shesh, LOJA, Eco-Guerilla

Ndryshe, qyteti i Tetovës ndër vite përballet me problemin e rrugëve me gropa kurse asgjë nuk është ndërmarrë nga autoritetet komunale për rregullimin e këtij problemi. Rikujtojmë se në mars të vitit të kaluar, Komuna e Tetovës përfitoi nga kredia 70 milionëshe e Qeverisë së RMV-së për rregullimin e dy lagjeve të cilat janë në gjendje të mjerueshme, këto lagje ende nuk janë rregulluar.

Exit mobile version