Site icon PORTALB

Në sprovat tua nuk je vetëm

Foto: Pexels

Kur fëmiu yt të sulmon, kur ngritni zërin tuaj, atëherë për ta orientuar vëmendjen nga dhembja e vërtetë e cila ngulfat zemrën tënde, mendoni se si janë ndier Ademi a.s. dhe Hava kur kuptuan së njëri djalë i tyre i tyre e mbyti tjetrin.

Apo si ka reaguar Jakubi a.s. kur fëmijët e tij e hudhën birin e tij të dashur, vëllain e tyre, Jusufin në pus.

Përkujtoni lotët në zemrën e Nuhut a.s. kur birin e tij e përmbytën valët derisa ai e shikonte pa mundësi për t’i ndihmuar për shkak të refuzimit të tij.

Kur luftoni në marrëdhënien tënde me prindërit, mendoni në Ibrahimin a.s. dhe babain e tij.

Kur ankoheni që u mungojnë prindërit e vdekur, paramendoni sesi Muhammedi s.a.v.s. ka qarë pranë varrit të nënës së vet.

Kur jeni të brengosur çfarë do të thonë tjerët për ju për dikë që e doni, paramendoni sesi Merjemja e virgjër iu afrua popullit të saj të çuditur më fëmiun e posalindur duke shpresuar që Allahu është Ai që e përkrah.

Kur luftoni të jeni prind vetëushqyes paramendoni nënën e Isait a.s.

Kur t’u vie rëndë për personin për të cilin keni menduar se ju përkrah, paramendoni në dhembjen që ka ndier Luti a.s. për shkak të veprimeve të bashkëshortes së tij.

Kur mendoni se një person u shkakton dhembje dhe ju shtyp, përkujtoni Asian, bashkëshorten e Faraonit tiran, kur ajo thirri: “O Zot im, më bëj një vend pranë mëshirës Tënde në xhennet!”

Secili prej heronjve tanë, qoftë mëshira e Allahut mbi të gjithë, kanë besuar që Allahu do të jetë me ata gjatë betejës në këtë jetë.

Ashtu sikur që Muasi a.s. tha kur e braktisi popullin e tij: “Zoti im është me mua, Ai do të ma tregojë rrugën”, dhe Allahu ia tegoi rrugën, mu sikur që i premtoi atij dhe vëllait Harunit: “Shkoni të dy me argumentet Tona, Ne do të jemi me ju”.

Dhe Allahu është me ne, gjatë mërrëdhënieve, betejës, dhembjes, brengës, peripecive, mallëngjimit dhe zemrës së thyer, pa marrë parasysh gjendjet në të cilat gjindemi.

            “Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.”

(En – Nahl, 96)

Ai nuk ka shkuar askund. Nëse dëshironi që Ai të kthehet në jetën tuaj, t’u ndihmojë të shëroheni dhe të konsulltoheni, dini se Ai është i gatshëm për ju, sikur që ka qenë këtu kur nuk keni pasur nevojë.

Gjeni qetësinë tuaj në Qetësinë e Tij.

Kthehuni kah Ai.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Exit mobile version