Site icon PORTALB

Alergjia e polenit, njihni simptomat dhe ndihmojeni veten në kohë

Alergjitë

Alergjitë

Pranvera është në prag të derës dhe na fton të shijojmë hiret dhe bukuritë e saj, të përdorim çdo moment për të shijuar ajrin e pastër, diellin dhe ngjyrat e bukura, për të rimbushur bateritë dhe për të hequr qafe stresin e plotësuar nga pandemia aktuale e COVID -19 që vazhdon akoma, shkruan Panacea.mk.

Fatkeqësisht, rreth 2/3 e popullsisë që ka probleme me alergjitë, veçanërisht ata që janë të ndjeshëm ndaj polenit, nuk mund të shijojnë të gjitha këto përfitime. Fatkeqësisht, ky numër po rritet vazhdimisht dhe për disa është problem serioz shëndetësor.

ÇFARË ËSHTË ALERGJIA?
Mbindjeshmëria ndaj disa substancave që mund të thithim, të vimë në kontakt të drejtpërdrejtë, t’i marrim përmes ushqimit dhe të njejtat mund të shkaktojnë reaksion alergjik i cili nga ana tjetër është përgjigje e sistemit tonë imunitar ndaj alergjenëve të pranuar.

Shenjat e alergjisë së polenit

Këto simptoma zakonisht shfaqen kur ekspozohen ndaj polenit, pas shëtitjeve në natyrë, park, pyll ose kopsht. Për disa njerëz këto simptoma janë të lehta dhe kalimtare, ndërsa për të tjerët mund të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së tyre shoqërore.

Për të caktuar diagnozë të saktë dhe cilat alergene shkaktojnë reaksionin alergjik, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun dhe, sipas rekomandimit të tij, të kryeni testet e duhura të alergjisë.

Simptomat e alergjisë së polenit shfaqen në pranverë dhe mund të zgjasin me javë ose muaj, në varësi të përqendrimit të grimcave të polenit në ajër dhe bëhen më të theksuara në kohë të caktuara të ditës.

SI TRAJTOHET?
Me ilaçe që do të ndihmojnë në uljen e intensitetit të simptomave të alergjisë, por nuk e kurojnë atë, këto janë të ashtuquajturat ANTIHISTAMINËT.

Ekziston një brez i ri i këtyre barnave që nuk kanë pasur këto efekte anësore. Këto janë LEVOCETIRIZINA që mund të merren në mëngjes ose gjatë gjithë ditës kur njerëzit janë më të ekspozuar ndaj efekteve të grimcave të polenit.

Për përdorim lokal në hundë, rekomandohet përdorimi i sprejit hundor të solucioneve izotonike të ujit të detit, për tualet të rregullt të hundës, i cili gjithashtu lejon lagështimin e mukozës. Me përdorim të rregullt, grimcat alergjike të polenit që kemi thithur hiqen dhe mbeten të ngjitura në hundë. Ato gjithashtu zvogëlojnë ënjtjen e mukozës së hundës, duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen përmes hundës.

MASAT PARANDALUESE

Exit mobile version