Site icon PORTALB

“Çfarë nënkuptoj kur them se jetoj në Shqipëri”, videoja e Eraldit që bëri bujë nëpër rrjetet sociale

Erald Halili

Çfarë nënkuptoj kur them se jetoj në Shqipëri”, kjo ishte videoja e Erald Halilit fotografit nga Shqipëria që bëri bujë nëpër rrjetet sociale. Eraldi së bashku me shokë ndanë tri vite për ta realizuar të njëjtën. Ai për Portalb theksoi se në këtë video përfshihen gjithsej 110 klipe të xhiruara në Shqipëri nga jugu në veri. Ndërkaq, ai shtoi se dëshira për një video të tillë ka qenë prioritet që në fillimet e tija si video-creator (krijues videosh).

Erald Halili

“Të gjitha këto vende janë shëtitur nga unë dhe shoqëria ime me kostot tona personale pothuajse çdo fundjavë”- shtoi ai.

“Dëshira e një video të tillë ka qenë prioritet që në fillimet e mia si videocreator dhe gjithmonë besoj që puna e bërë me pasion shpërblehet shumëfish” – theksoi Eraldi.

Erald Halili

Kjo video e Eraldit u prit shumë mirë, veçanërisht nga shqiptarët anembanë botës, u shpërnda për një kohë shumë të shpejtë dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Madje, pas tij filluan të krijohen dhe video për vende të ndryshme në stilin e njëjtë.

Eraldi pëlqen të quajë veten edhe si dronaxhi, kështu ai ka dhe një profil të dytë në rrjetin social Instragram. Me të hyrë në atë profil vërehet një sërë fotosh dhe videosh të ndryshme të realizuara të gjitha me dron dhe secila nga ato ka veçantinë e vet. Pasioni i tij për dronët i bashkuar me atë të udhëtimeve bëri që të dalë një video e tillë si kjo me Shqipërinë duke arritur miliona klikime.

Eraldi theksoi se pas videos ka marrë dhe ftesa për bashkëpunime prej shumë personazheve të njohur.

Exit mobile version