Site icon PORTALB

RMV, pasi jashtë orarit kishte muzikë dhe vallëzuese, u arrestua pronari i lokalit tashmë të mbyllur

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia ka arrestuar pronarin 46 vjeçar të lokalit në Gostivar, pasi lokali i tij ka punuar jashtë orarit të lejuar, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor kanë kryer kontrolle në objekt gastronomik në rrethinën e Vrapçishtit  në afërsi të autostradës Tetovë-Gostivar, pronë e R.B. (46) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në lokal ka pasur muzikë të gjallë, pesë vallëzuese (katër shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase e Bullgarisë) dhe një mashkullor i cili ka punuar si këngëtar”, sqarojnë nga policia.

Raportohet që pronari është arrestuar në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, ndërsa valltarja bullgare u arrestua për shkak keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kurse pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, raportojnë nga policia.

Exit mobile version