Site icon PORTALB

Update: LSDM refuzoi kërkesën e VMRO-së, kriza thellohet

Cërvenkovski propozon që zgjedhjet lokale të mbahen më 28 prill ndësra ato parlamentare më 29 shtator.

Cërvenkovski propozon që zgjedhjet lokale të mbahen më 28 prill ndësra ato parlamentare më 29 shtator.

Përgjigjet LSDM ndaj ofertës së dhënë të VMRO-së që të prolongohet afati i dorëzimit të listave të këshillëtarëve duke e refuzuar atë. 

“E falënderojmë përgjigjen e VMRO-DPMNE-së dhe rikujtojmë ata se propozimi ynë i fundit kontruktiv është që nëse në zgjedhjet lokale, opozita e bashkuar maqedonase fiton madje një votë më shumë se listat e kandidatëve të VMRO-së, atëherë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 29 shtator” shkruhet në reaksionin e LSDM-së, ndaj ofertës së fundit të VMRO-së.

 **************************************************************
Zgjedhjet lokale të mbahen nga fundi i prillit, në vend të 24 marsit, ndërsa zgjedhjet parlamentare më 29 shtator, propozoi sot lideri i LSDM-së Branko Cërvenskovski.

Ai propozon që VMRO-DPMNE-ja t’i shpallë zgjedhjet parlamentare në zgjedhjet lokale LSDM-ja fiton së paku një votë më tepër se partia që është në pushtet.

“Më 24 dhjetor u shkel Kushtetuta, ligji, rregullorja dhe pati dhunë policore mbi gazetarët dhe deputetët. Gjatë gjithë periudhës së kaluar, qeveria dhe kryeministri në asnjë moment nuk treguan përgjegjësi për gjendjen në të cilën e sollën vendin dhe i refuzuan të gjitha propozimet e ofruara për dalje nga kriza. Sot kur përfundimisht është e qartë se dorëheqjet e deputetëve janë nënshkruar dhe deponuar, si dhe ka gjasa që zgjedhjet lokale të bojkotohen, dëshiroj t’ua përcjell propozimin tonë të fundit për dalje nga kriza. Zgjedhjet lokale të shtyhen për një muaj dhe të mbahen më 28 prill, dhe nëse në ato zgjedhje opozita fiton së paku një votë më tepër, të ketë zgjedhje parlamentare më 29 shtator” tha Cërvenkovski. /Portalb

* * * * * * * * * * *

Në takimin e mbrëmshëm të udhëheqësisë së LSDM-së, është marrë vendim se a do të marrë pjesë kjo parti në zgjedhjet lokale ose do t’i bojkotojë ato.

Vendimin do ta shpallë kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sot në orën 13.

Tani për tani vendimi mbahet në fshehtësi. /Portalb

Exit mobile version