Interes i madh i qytetarëve në RMV për të marrë vaksinën, Jankulovski: Nesër presim më shumë (FOTO-GALERI)

“Falë Zotit së shpejti do të mund të punoj prej në zyre” tha për Portalb.mk sot një person i sapo vaksinuar me vaksinën ruse “Sputnik V” në sallën Boris Trajkovski në Shkup ku edhe nga sot ka filluar procesi i vaksinimit masiv të popullatës. Tekniku medicinal Denis Jankulovski tha se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe interesi për vaksinim është i madh, ende nuk dihet numri i saktë i të vaksinuarve sot, shkruan Portalb.mk.

Pa grumbullime, me distancë dhe me padurim sot qindra persona në A1 Arenën (salla “Boris Trajkovski”) prisnin radhën e tyre për tu vaksinuar në një prej gjithsej 48 pikave për vaksinim. Deri tani janë caktuar 3.000 terminë për qytetarët të cilët do të vaksinohet me vaksinën ruse “Sputnik V”.

Një prej të sapo vaksinuarve, i punësuar në Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) deklaroi se ndihej mirë, sidomos për faktin që siç tha ai, së shpejti do të jetë më i qetë dhe do të mund të punojë nga zyra

“Ndjehem mire, falë Zotit së shpejti do të mund të shkoj në zyrë dhe të ndjehem rehat. Uroj që të ju vije radha të gjithëve sa më shpejtë” tha një i punësuar në MPB, menjëherë pasi morri vaksinën” tha ai.

Denis Jankulovski, teknik medicinal.
Denis Jankulovski, teknik medicinal.

Tekniku medicinal, Denis Jankulovski, tha se numri i personave të cilët kanë ardhur për tu vaksinuar është i lartë, Jankulovski shpreson që nesër interesi të shtohet ende më shumë në mënyrë që të fitohet lufta me virusin korona sa më shpejtë.

“Shumë persona kanë ardhur për vaksinim, gjithçka shkon sipas planit dhe është në rregull. Unë shpresoj që nga nesër të ketë ende më shumë njerëz dhe ne, mjekët, të kemi ende më shumë punë. Ne punonjësit shëndetësorë jemi të gjithë këtu dhe punojmë me përkushtim të madh” tha Denis Jankulovski, teknik medicinal.

Sabiha Starova nga Instituti për Shënedet Publik, vaksina, vaksinim.
Sabiha Starova nga Instituti për Shënedet Publik, vaksina, vaksinim.

Ndërkaq Sabiha Starova nga Instituti për Shënedet Publik i berri thirrje të gjithë qytetarëve të mos ngurojnë dhe të vaksinohen, ajo potencoi se sot gjithçka ka shkuar sipas planit të përpiluar paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sot e kishim ditën e parë, gjithçka është duke shkuar në mënyrën më të mire të mundshme. Shpresoj që edhe ditëve në vijim gjithçka të jetë nën kontroll, ashtu siç ishte sot. Unë kam një mesazh deri te qytetarët, të gjithë duhet të vaksinohen, ta fitojmë këtë të keqe” tha Sabiha Starova nga Instituti për Shëndet Publik.

Starova gjithashtu potencoi se ende nuk dihet numri i saktë i personave të vaksinuar sot kundër Kovid-19, megjithatë, shtoi se interesi i qytetarëve për tu vaksinuar “është i shkëlqyer”.

FOTO-GALERI nga procesi i vaksinimit masiv 

This slideshow requires JavaScript.

Në këtë fazë do të imunizohen personat nga e ashtuquajtura infrastruktura kritike – të punësuarit në MPB, ARM, gazetarët, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatoret në çerdhe, të punësuarit në pikëpagesa dhe të tjerë.

Sipas planit për imunizim, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik”, donacion nga Serbia, do të zhvillohet në 48 pika.

Pritet që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Qeveria e RMV-së e miratoi zgjatjen e orës policore, do të mbyllen objektet hotelierike

    • Prej 6 prill: Ora policore do të fillojë në ora 20:00 deri në ora 05:00;
    • Prej 7 prill: Do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, munden që të punojnë vetëm me porosi;
    • Prej 7 prill: Do të mbyllen bastoret, mund të punojnë vetë me sportel;
    • Prej 7 prill: Do të mbyllen palestrat;
    • Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave;
    • Ndalohet organizimi i ngjarjeve, trajnimeve apo ngjashëm.

Masat vlejnë deri më 20 prill.

Gjatë 24 orëve të fundit 734 persona kanë rezultuar pozitiv nga 3.246 të testuar, ndërsa 35 persona kanë humbur betejën me virusin. Të shëruar janë regjistruar 621 pacientë. Deri tani, një total prej 641.573 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 134.867, numri i pacientëve të shëruar është 109.297, numri i atyre që humbën jetën është 3.940 dhe numri i rasteve aktive është 21.630.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button