Borusia Munchengladbach ka barazuar me Lazion, perderisa Tottenhami ne momentet perfundimtare ka mposhtur Lyonin ne White Hart Lane.
Granit Xhaka dhe Lorik Cana nuk startuan në takimin e zhvillur në Borussia Park, por që të dy u inkuadruan në minutën e 75-të, pa bërë ndonjë impakt në fushën e lojës.
Përmendim kalimin në epërsi të Borussias me golin e Stranzl nga penaltia, para se Lazio ta kthente avantazhin në pjesën e dytë për 2-1, megjithëse vendasit bënë kthesën dhe golat e Arangos dhe Libor Kozak ishin kruciale që ndeshja të përfundonte me rezultat 3-3.
Në anën tjetër dy gola jashtë-planetar u shënuan në ndeshjen Tottenham-Lyon.
Gareth Bale humbi një mundësi në fillim të ndeshjes kur nuk realizoi para portës së zbrazët, ku edhe gjyshet tona do të shënonin. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Balen që të realizonte në fund të pjesës së parë (45’) një eurogol nga gjuajtja e lirë prej më se 35 metra. Me të vërtetë gjuajtje fenomenale.
Një lojtar i panjohur i Lyonit, Umtiti, ia ktheu Bales në pjesën e dytë, me një bomb nukleare nga 23 metra për të lënë të shtangur portierin e Tottenhamit. Në minutën e fundit ishte Gareth Bale që ai shënoi për 2-1 dhe fitoren e Tottenhamit.
Në ndeshjen kthyese Tottehamit i duhet së paku një barazim, teksa edhe Lazios për kualifikim në 1/8-ën e finales i duhet një barazim në Olimpico për shkak të golave në udhëtim.
Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate
Anji Makhachkala 3 – 1 Hannover
Zenit St. Petersburg 2 – 0 Liverpool
Ajax Amsterdam 2 – 0 Steaua Bucuresti
BATE Borisov 0 – 0 Fenerbahce
Bayer Leverkusen 0 – 1 Benfica
Dynamo Kyiv 1 – 1 Bordeaux
Levante 3 – 0 Olympiakos Piraeus
Napoli 0 – 3 Viktoria Plzen
Sparta Prague 0 – 1 Chelsea
Atletico Madrid 0 – 2 Rubin Kazan
Basel 2 – 0 Dnipro D’petrovsk
Inter Milan 2 – 0 CFR Cluj
Newcastle U. 0 – 0 Metalist Kharkiv