Site icon PORTALB

Ministri Osmani prezantoi tri shtyllat e strategjisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme për dhjetë vite

Bujar Osmani, foto nga Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Ministria për punë të jashtme në Maqedoninë e Veriut ka prezantuar planin dhjetëvjeçar të përqendruar në tri shtylla, transmeton Portalb.mk.

“Konsultime të gjëra me qytetarët. Bëhet fjalë për takime participuese demokratike që do të mbahen në komunat nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut, dhe përmes së cilave do të tentojmë t’i përforcojmë lidhjet në mes qytetarit të thjeshtë dhe integrimit euro- atlantik të vendit”, deklaroi Bujar Osmani, ministri i punëve të jashtme për shtyllën e parë.

Osmani theksoi që në shtyllën e dytë do të përfshihet konferenca tematike, ku qëllimi është që në një proces inkluziv dhe transparent, në nivelin më të lartë të mundshëm të akademikëve, eksperteve, profesionistëve, por edhe në nivel politik, të përfshihen tema që janë pjesë e prioriteteve të politikës së jashtme.

“Këshill strategjik për politikën e jashtme. Trup i përhershëm në kuadër të MPJ-s. Do të përbëhet prej resurseve më të mira, më profesionistë dhe më me përvojë që i ka Maqedonia e Veriut”, deklaroi Osmani për shtyllën e tretë.

Exit mobile version