Site icon PORTALB

Presidenti Konjufca pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Kuvendi duhet të fillojë zgjedhjen e Presidentit më 5 prill, askush nuk i dëshiron zgjedhjet

Albin Kurti (Vetevendosje) - Vjosa Osmani (LDK)

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar për një takim të zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për president, Vjosa Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja”, deklaroi Konjufca.

Ai interpretoi nenin 86.2, duke sqaruar që zgjedhja e presidentit duhet të realizohet 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, mandate i cili mbaron më 5 maj.

“Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë”, deklaroi Konjufca.

Ai sqaroi që Kurti dhe Osmani i kanë premtuar që ligjin për zgjedhje do ta hartojnë së bashku me opozitën, nëse opozita nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit.

Exit mobile version