Mbi 130 milionë raste me Kovid-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (Kovid-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 130 milionë, transmeton AA.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 130.082.099 raste me virusin

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31.229.639 raste. Pas SHBA-së radhiten:

  • Brazili me 12.334.844 raste
  • India me 12.302.092
  • Franca me 4.695.082
  • Rusia me 4.554.264
  • Britania me 4.350.266
  • Italia me 3.607.083
  • Turqia me 3.357.988
  • Spanja me 3.291.394
  • Gjermania me 2.854.137
  • Kolumbia me 2.406.377
  • Polonia me 2.356.970
  • Argjentina me 2.348.821
  • Meksika me 2.238.887
  • Irani me 1.897.314
  • Ukraina me 1.691.737
  • Afrika e Jugut me 1.549.451
  • Peruja me 1.548.807
  • Çekia me 1.539.617
  • Indonezia me 1.517.854
  • Holanda me 1.280.443 dhe
  • Kili me 1.003.406 raste

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë vdekur 2.838.022 persona, ndërsa 104.752.420 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 22.491.657 të sëmurë që ndodhen nën trajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button