RMV, arritën 20 mijë doza të vaksinës “Sputnik”, donacion nga Serbia
Sot ka mbërritur donacioni nga Serbia prej 20 mijë nga gjithsej 40 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V. Donacionin e pranuan sot para Institutit të Mjekësisë për Transfuzion pranë Qendrës Klinike Nënë Tereza, Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Zoran Zaev falënderoi Qeverinë serbe dhe tha se së shpejti priten të arrijnë edhe 20 mijë dozat tjera, pjesë e këtij donacioni.
Nga Serbia, Maqedonia tashmë ka marrë 8.000 vaksina Pfizer për punonjësit shëndetësorë në qendrat kovid. Sot mbërriti dërgesa e parë me 20 mijë doza “Sputnik”, për të cilën Zaev tha se është nga dërgesa prej 100.000 dozash nga Serbia. Kryeministri shtoi se Serbia nga dërgesa e cila gjithsej do të jetë 200.000 doza, për Maqedoninë do të ndajë 40.000, por nuk zbuloi se kur do të mbërrijë dërgesa e dytë prej 20.000 dozash.
Dërgesa e dytë nga “AstraZeneka” pritet të arrijë në prill, gjegjësisht 76 mijë doza përmes mekanizmit Kovax, si dhe vaksinat nga Kina.
- LEXO: Serbia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë me vaksina Pfizer, Vuçiq: Kjo bëhet vetëm për miqësi, pa interes
- LEXO: RMV, sot fillon vaksinimi i personave mbi 77 vjeç, “AstraZeneka” nuk do t’ju jepet atyre nën 60 vjeç
- LEXO: RMV, 28 vjeçarja me efekt trombotik pas marrjes së vaksinës AstraZeneka në Serbi