Kallëzim penal ndaj 45 vjeçares nga Kosova ka dorëzuar policia e Tetovës, pas reagimit të 40 vjeçares nga Tetova, transmeton Portalb.mk.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit M.Xh. nga Kosova, për shkak bazë së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të të dhënave personale”, raportojnë nga policia.
Policia sqaroi që 40 vjeçarja nga fshati Brodec në Tetovë, më 31 janar të këtij viti ka vërejtur që M.Xh. në Fejsbuk ka shpërndarë informacione personale të saj dhe fyerje të ndryshme.