KSHZ: Kontrolloni a gjendeni në listën zgjedhore

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Alekandar Dashtevski sot deklaroi se realizimi i zgjedhjeve lokale, siç u paralajmërua dje, do të jetë me terminalet për gjurmë të gishtërinjve dhe se do të bëjnë gjithçka që të zbatohet ajo, transmeton Portalb.mk.

“Ne do t’i bëjmë të gjitha kushtet që ta zbatojmë këtë. Koha është e shkurtës por, vlerësoj se duke pasur parasysh të gjitha rrethanat që kanë ndodhur do të arrijmë ta zbatojmë atë obligim”, tha Dashtevski i cili shtoi se janë në pritje të vendimeve të Kuvendit.

KSHZ në seancën e sotme informoi se këto ditë është bërë përditësimi më i ri i listës zgjedhore, ndërsa anëtarët e komisionit u bënë thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në ueb faqen e tyre gjatë gjithë vitit. Komisioni përpunoi edhe video spot përmes së cilit i bën thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button