Site icon PORTALB

Është regjistruar tërmet në rajonin Tetovë-Gostivar

Është regjistruar sot në ora 06:15 një tërmet prej 2.9 shkallë sipas Rihterit në rajonin e Tetovë-Gosivar, njoftoi Rrjeti Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Epiqendra ishte 65 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej 2.9 ML.

“Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga popullata në Mavrovë, Gostivar, Tetovë, Dibër, Ohër dhe Kërçovë me intensitet prej 3 gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane”, njoftoi Observatori Sizmologjik.

Exit mobile version