Zaharieva: Veprimet e fundit në Shkup nuk japin arsye për optimizëm

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, thotë se pikëpamjet e saj në lidhje me Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një marrëveshje nga viti 2017 që nuk po zbatohet, një pozicion kornizë të Qeverisë dhe një deklaratë të miratuar unanimisht nga Parlamenti. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut e dinë mendimin e të gjitha partive bullgare dhe popullit – 83.8% e qytetarëve nuk pajtohen ta mbështesin Republikën e Maqedonisë së Veriut për antarësim në BE derisa nuk arrihet marrëveshje mbi faktet në lidhje me të kaluarën historike të Bullgarisë”, tha Zaharieva në një intervistë për gazetën bullgare 24 Çasa.

Ajo pretendon se veprimet e fundit të autoriteteve në Shkup nuk japin shumë arsye për optimizëm dhe si shembuj ajo përmend rastet me përfaqësuesin për “Eurovision”, me futjen e librave bullgarë…

“Kandidati i tyre për “Eurovision “mori më shumë se 400 kërcënime me jetë, pasi tha se kishte edhe nënshtetësi bullgare. Akoma nuk kemi shpjegime nga Shkupi dhe pse Ministria jonë e Punëce të Jashtme duhet të kërkojë leje për importimin e librave bullgarë”, tha ministri bullgar për Punët e Jashtme Zaharieva.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut nga dhjetori i vitit të kaluar ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button