Site icon PORTALB

Ndërroi jetë aktori Luran Ahmeti

Aktori Luran Ahmeti në emisionin e Besim Dinës, "Oxygen"

Aktori Luran Ahmeti në emisionin e Besim Dinës, "Oxygen"

Aktori i Teatrit Kombëtar të Shkupit, Luran Ahmeti, ka ndërruar jetë sot në moshën 46 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që Ahmeti ndërroi jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona.

Ahmeti është i njohur për rolet e shumta në skenën e teatrit, si dhe rolet e ndryshme në filma, si ato vendore dhe ndërkombëtare.

Ahmeti ishte i martuar, prind i një vajze. Ai ishte i biri i kolumnistit të redaksisë së Portalb-it, Xhabir Ahmeti.

Redaksia e Portalb-it shpreh ngushëllimet e thella për familjen Ahmeti.

Exit mobile version