Site icon PORTALB

Rasti ‘I fuqishmi’, pas shumë zvarritjesh më në fund filloi – të akuzuarit: jemi të pafajshëm

Deputeti Antonio Milloshovski

Pas shumë seancave të shtyra, sot në Gjykatën Penale përfundimisht filloi procesi për rastin “I fuqishmi”, në të cilin mes të akuzuarve është deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonio Miloshoski, transmeton Portalb.mk.

Rasti ka të bëjë me shitjen e një prone (ndërtesë prej 157 metra katrorë dhe një oborr prej 3,920 metrash katrorë) në fshatin Izishtë, e cila ishte në pronësi të Komunës së Makedonski Brodit, ndërsa e ka përdorur Komuna e Plëasnicës. Prona i ishte shitur babait të deputetit në fjalë. Dëmi që i është shkaktuar Komunës së Makedonski Brodit dhe buxhetit shtetëror, sipas prokurorisë, është rreth 50.000 euro.

Të gjithë të akuzuarit, Milosh Miloshoski, babai i deputetit (i akuzuari i parë), ish-kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski (i akuzuari i dytë), deputeti Antonio Miloshoski (i akuzuari i tretë) dhe të tjerët, Tomë Axhiev, Janake Vitanovski, Novica VeljanovskiGjorgji Milloshevski, Shpend Vica, Agim Mehmeti dhe Daut Dauti deklaruan se nuk i pranojnë akuzat kundër tyre dhe nuk ndihen fajtorë për veprat penale që iu ngarkohen.

Shpjegim më të hollësishëm kishte njëri prej të akuzuarve, Shpend Vinca, i cili deklaroi se është përpjekur të kuptonte aktakuzën, gjegjësisht lidhjen e tij me persona të cilët, siç tha ai, as nuk i dinte, as nuk i ka parë dhe as ka bisedur me to.

“Nëse ka biseda të përgjuara, le t’i paraqesin dhe unë do t’i pranoj. Si mund të ndikojë një person tek unë kur e shoh për herë të parë në sallën e gjyqit. Tërësisht e hedh poshtë propozimin e prokurorisë dhe nuk ndihem fajtor” tha i akuzuari Vinca në shprehjen e (pa)fajësisë.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët publik Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Dy nga të pandehurit akuzohen për kryerjen e Mashtrimit, dhe i akuzuari i tretë Miloshoski për Mashtrim dhe Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit penal, ku dënimi minimal është 5 vjet burg. Propozimi i Prokurorisë përfshin 10 personat e akuzuar për kryerjen e një vepre penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2.

Prokuroria Themelore Publike -Shkup në gusht të këtij viti ngriti aktakuzë për rastin I fuqishmi”.

Këtë rast fillimisht e hapi Prokuroria Speciale në mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Seanca e radhës është caktuar më 23 prill.

Exit mobile version