RMV, deri tani janë vetë-regjistruar 143.755 mërgimtarë, interesimi vazhdon të rritet

Të dhënat tregojnë se për 25 ditë, prej fillimit të procesit për vetë-regjistrim të mërgimtarëve të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, këtë mundësi e kanë shfrytëzuat 143.755 qytetarë, përmes aplikacionit elektronik i disponueshëm në popis2021.stat.gov.mk dhe census2021.stat.gov.mk. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 6600 të regjistruar nga diaspora, transmeton Portalb.mk.

Numri i atyre që e shfrytëzojnë këtë mundësi për të konfirmuar origjinën e tyre vazhdon çdo ditë dhe trendi është në rritje.

“I ftojmë të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë ose banojnë jashtë vendit për çfarëdo arsye, që kanë shtetësi të Maqedonisë dhe numër amë të identifikimit të qytetarit, të ushtrojnë këtë të drejtë, me qëllim që të tregojmë se sa jemi dhe ku jemi dhe çfarë mund të bëjë vendi për ta”, thuhet në njoftimin e Entit Shtetëror për Statistikë.

Ndryshe, një javë para fillimit të regjistrimit në terren, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri thirrje sërish për anulim të operacionit statistikor, e cila veç më zbatohet në diasporë. Sipas tij, shteti duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje, të cilët kanë prolonguar regjistrimin, edhe pse disa prej tyre si Serbia, janë rekorderë sipas të vaksinuarve kundër Covid-19.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, theksoi që regjistrimi është i detyrueshëm, ndërsa do të ndiqen penalisht personat që bëjnë thirrje për bojkot.

“Përgjegjësi penal për ata që bëjnë thirrje për bojkot të këtij operacioni të rëndësishëm statistikor. Për ata që do të refuzojnë të regjistrohen, do të fillojë procedura kundërvajtëse, ndërsa dënimet janë deri në 300 euro”, paralajmëroi Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button