Kuvendi do të mbajë seancë për pyetje deputetësh, Zaev takim me Xhaferin dhe Ahmetin për zhbllokimin e Parlamentit

Në Kuvend sot duhet të mbahet seanca për pyetje deputetësh, por kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi edhe se paraprakisht do të mbajë takim me kryetarin e shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferin, por me siguri edhe me partnerin e koalicionit Ali Ahmetin, për të diskutuar mundësitë e zhbllokimit të funksionimin të parlamentit, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se në lojë janë disa opsione, nga takimet e koordinatorëve të grupeve parlamentare e deri te takimi i liderëve dhe gjendja e jashtëzakonshme.

“Nesër do të bëj konsultimin, qoftë në Parlament, qoftë në Klubin e Deputetëve, duam të gjejmë zgjidhje. Opozita tregoi arsye për bllokimin. Për opozitën shqiptare, ky është Ligji për Shtetësinë. Të gjithë jemi për Ligjin për Shtetësinë, edhe opozita maqedonase edhe partia qeverisëse maqedonase dhe shqiptare, të gjithë jemi. Duhet të gjejmë mënyrë sipas standardeve dhe parimeve dhe mekanizmave evropianë. T’i gjejmë dëshmitë se si t’ju japim nënshtetësi qytetarëve tani”, tha Zaev.

Mosfunksionimi i Kuvendit është për shkak të mungesës së kuorumit për punë dhe votim, duke pasur parasysh se dy deputetë nga shumica e 62 në periudhën e kaluar përfunduan në izolim për shkak të kovid-19. Përveç kësaj, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokoi 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me propozimin e vet – ligjet që nuk kanë të bëjnë me ndihmën në kohë të krizës kovid dhe projektvendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës të vihen në seancë të posaçme. Megjithatë, për Xhaferin kjo është e papranueshme duke mbetur në qëndrimin se deputetët duhet së pari të votojnë rendin e ditës të seancës së 36-të dhe pastaj të vendosin pikat prioritare për votim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button