Site icon PORTALB

Gjendja me Covid-19 në RMV: 17 pacientë ndërruan jetë, mbi një mijë raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 4096 të testuar, ka 1347 raste të reja me KOVID-19, 451 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 17 pacientë kanë ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, nga fillimi i pandemisë, ashtu që numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 122,227, të shëruarve në 102.652, të vdekurve në 3.545, ndërkaq numri i rasteve aktive është 16.030.

“Janë regjistruar gjithse 17 persona të vdekur në moshë prej 23-90 vite edhe atë: 8 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe nga një nga Shtipi, Koçani, Kumanova, Ohri, Kërçova, Kriva Pallnaka dhe Vinica. 16 persona kanë vdekur në spital dhe një në kushte shtëpiake”, informuan nga ministria.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Gjithsej 599.782 testime janë realizuar nga fillimi i pandemisë.

Exit mobile version