Site icon PORTALB

Elon Musk njoftoi se makinat ‘Tesla’ tani mund të blihen me Bitcoin

Automobili elektrik i Tesla

Drejtori gjeneral i Teslaa, Elon Musk njoftoi se në Shtetet e Bashkuara bitcoin mund të përdoret për blerjen e automobilave Tesla, transmeton Portalb.mk.

Musk, gjatë  muajve të fundit ka promovuar kriptomonedhën, pasi Bitcoin arriti vlerën më të lartë. Më herët gjatë këtij viti, Tesla konvertoi 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe kompania tani po e ofron atë si një mënyrë pagese në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tani mund të blini Tesla me Bitcoin. Tesla po përdor vetëm softuer të brendshëm dhe me burim të hapur dhe operon direkt me nyjet Bitcoin”, shkroi Musk në “Twitter”.

ueb-faqen e Teslas shpjegohet  se si klientët do të mund të paguajnë me bitcoin.

Përndryshe makinat elektrike Tesla kushtojnë midis 37.990 dollarë dhe 124.000 dollarë, pa përfshirë taksat, njoftoi cnbc.com.

Exit mobile version