Agjencia për komunikime elektronike (?KE) ka harxhuar 21.500 euro për të festuar me bashkëpunëtorët e saj nga vendet e jashtme.
Harxhimet e AKE-së bëhen në moment kur 45% e qytetarëve jetojnë me 5 euro, ndërsa 14% me 2 dollarë në ditë.
Portali PlusInfo e përcjell deklaratën e deputetit të RDK-së Izet Zeqiri në mbledhjen e Komisionit pr transport dhe lidhje, i cili ka shtuar: “informatat e mia flasin se për këtë aheng janë angazhuar vallëzuese, ketering futuristik, grup muzikor… Gjithë këtë do ta paguajnë qytetarët”.
Përndryshe, në mbledhjen e sotme të Komisionit për transport dhe lidhje u shqyrtua edhe raporti për punën e Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) për vitin e kaluar.
Drejtori i AKE-së, Robert Ordanovski, në mbrojtje të tij tha se AKE-ja e ka për detyrë që njëherë në vit t’i tubojë bashkëpunëtorët e saj nga vendet e jashtme (“Deutsche Telekom”, “Telekom Slovenia”, “Telekom Austria”…).
– Nuk janë marrë para nga AKE-ja për këtë manifestim. Llogarinë do ta paguajnë 24 top-menaxherë nga Agjencia, tha shkurtimisht drejtori i AKE-së.
??E-ja është, ndoshta, organi më i pasur rregullator nga të gjitha agjencitë në Maqedoni, duke mbledhur qindra mijëra, e madje edhe miliona euro nga operatorët e telefonisë celulare dhe operatorët e tjerë për telekomunikime, në emër të taksave. /Portalb