Zaharieva ka thirrur në bisedë ambasadorin maqedonas në Sofje, për shkak të përfaqësuesin në Eurovision

Sofja pret që Shkupi të mbrojë të drejtën e çdo qytetari për lirinë e vetpërcaktimit. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë me rastin e, siç theksohet, manifestimet e shpeshtuara të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, raporton MIA. Reagimi i MPJ-së bullgare është rezultat i komenteve në opinion dhe në rrjetet sociale në adresë të përfaqësuesit maqedonas në Eurovision, Vasil Gavranliev, i cili deklaroi se ka prejardhje bullgare, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thirrur zëvendësshefin e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vladimir Krastevski në bisedë në MPJ. Në takim ka marrë pjesë edhe u.d drejtoresha e Drejtorisë për Evropën Juglindore Iva Kruleva.

“Diplomatët bullgarë kanë shprehur konfuzion të thellë dhe zhgënjim nga fushata e madhe negative në Maqedoninë e Veriut kundër përfaqësuesit të Shkupit në Eurovisionin e vitit 2021, Vasil Garvanliev. Bullgaria do të vazhdojë t’i investojë të gjitha përpjekjet e domosdoshme në pajtueshmëri me parimet e të drejtës ndërkombëtare që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe qytetareve bullgare të cilët deklarojnë identitet bullgarë, kudo qoftë në botë”, kumtoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Javën e kaluar edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov tha në lidhje me komentet për Gavranliev se nëse “Shkupi nuk e dëshiron si përfaqësues për Eurovisionin, vitin tjetër Bullgaria do ta marrë që ta përfaqësojë atë”.

Maqedonia nga dhjetori i vitit të kaluar ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button