“Just Access”: Hapat e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut paraqesin keqpërdorim të së drejtës ndërkombëtare

Bullgaria e mban si peng fatin politik të Maqedonisë së Veriut me kërkesa dhe keqpërdor BE-në dhe rregullat juridike ndërkombëtare, për shkak të së cilave vendi do të mund të ngrit kontest juridik para gjykatave ndërkombëtare, vlerëson organizata joqeveritare gjermane “Just Access”, në analizën e titulluar “Mohimi i qasjes në BE dhe drejtësia: Si paraqesin keqpërdorim të rregullave procedurale për qasje në BE procedurat e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut”, transmeton Portalb.mk.

Siç shkruan DW, kjo organizatë thekson se taktika bullgare e “përkuljes së krahut” filloi në vitin 2019, kur u shmang presioni i ashpër në kuadër të institucioneve të BE-së në bazë të pretendimeve të dyshuara dhe instrumentalizuara kulturore dhe historike kundër Maqedonisë së Veriut.

Sipas “Just Access”, negociata mes dy vendeve nuk duhet të lejojnë qëndrim agresiv dhe të padrejtë të “Bullgarisë ndaj fqinjit të saj të mos vërehet, pasi instrumentalizimi i saj të së drejtës së BE-së dhe argumentet fyese në lidhje me kulturën dhe identitetin, ndikojnë në mënyrë negative në sundimin e së drejtës në Evropë.

“Kundërshtimi i vazhdueshëm dhe i intrumentalizuar i Bullgarisë që t’i lejohet Maqedonisë së Veriut ta bëjë hapin e ardhshëm për anëtarësim në BE e tangon gjithë Unionin, jo vetëm Bullgarinë. Deri më tani duket sikur Bullgarisë t’i jepet liria ta dëmtojë qëllimin politik të fqinjit të saj, duke keqpërdorur të drejtat e saja dhe procedurat e ndërlikuara që aplikohen për zgjerimin e BE-së. Në ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka hasur në pengesa në rrugën drejt BE-së edhe përkrah përpjekjeve që u përshëndetën nga shumica e institucioneve dhe vendeve anëtare të Unionit”, thuhet në analizë.

Organizata joqeveritare gjermane vlerëson se Bullgaria e keqpërdor BE-në dhe rregullat juridike ndërkombëtare pa argumente të vërteta juridike dhe pa mjete gjyqësore për zgjidhje të kontesteve këto shkelje me shumë gjasë nuk do të shkaktojnë pasoja juridike në këtë fazë.

“Maqedonia e Veriut do të mund apo duhet të mendojë për ngritjen e këtij “kontesti” para gjykatës apo trupit ndërkombëtar, posaçërisht sepse është në fuqi Marrëve për Miqësi me Bullgarisë, e cila është shkelur nga qëndrimi ofendues i Bullgarisë ndaj fqinjit të saj. Megjithatë, një hap i këtillë është politikisht delikat për momentin, sepse ajo me siguri do t’i nxisë frikësimet se procesi i anëtarësimit të vendit drejt BE-së do të ngec edhe më gjatë. Ky është një manifestim i qartë i fushatës së suksesshme për shantazhin që Bullgaria e udhëheq kundër fqinjit të saj maqedonas, me qëllim të shfrytëzimit të tërësishëm të pozicionit të saj relativisht të privilegjuar si vend anëtar i BE-së”, thuhet mes tjerash në analizë.

Maqedonia nga dhjetori i vitit të kaluar ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button