Site icon PORTALB

RMV, Prokuroria filloi të hetojë përleshjen ku morën pjesë 22 persona

Përleshje në Strumicë (TV Kanal VIS)

Prokuroria ka filluar hetimet për përleshjen që ka ndodhur në qytetin e Strumicës më 18 mars, transmeton Portalb.mk.

“Pas paraqitjes së kallëzimit penal nga SPB-Strumicë, sot Prokuroria themelore publike në Strumicë ka hapur lëndë ndaj 22 personave – pjesëmarrës në përleshjen e cila ndodhi më 18 mars të vitit 2021”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që 12 nga të dyshuarit dyshohen për pengimin e punës së zyrtarëve, e dënueshme në bazë të nenit 382, derisa tjerët për dhunë në bazë të nenit 386.

“Prokurori publik nga PTHP-Strumicë në vazhdimësi ka marrë veprime për zbardhjen e rastit”, sqarojnë nga prokuroria, duke paralajmëruar që do të dëgjohen edhe dëshmitarët dhe të dyshuarit e tjerë.

Exit mobile version