Site icon PORTALB

Japonia dhuroi 554.000 euro për institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Japonisë, Savada Hironori, foto nga Ambasada e Japonisë

Në shkurt dhe mars të vitit 2021, ambasadori i Japonisë, Savada Hironori ka nënshkruar dhjetë grant marrëveshje për ndihmë në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) me qëllim përmirësimin e nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga ambasada, transmeton Portalb.mk.

10 GGP projektet kanë për qëllim ta mbeshtesin Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me krizën e COVID-19, kurse secili institucion do të fitojë finansim të ndryshëm konform nevojës, si më poshtë:

Ndihma e përgjithshme në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit arrin mbi 540.000 euro, dhe njëherit është vlera më e lartë e fituar që nga fillimi i implementimit të programit në Maqedoninë e Veriut në vitin 1996.

„Tejkalimi i COVID-19 është sfidë globale dhe ne jemi shumë të lumtur që ofrojmë mbështetje për institucionet shëndetësore në këtë vend, të cilat kontribuan në shpëtimin e shumë njerëzve, veçanërisht në këto kohëra shumë të vështira. Shpresoj që ndihma jonë të kontribon në ballafaqimin me COVID-19. Për shkak të pandemisë, mbështetja në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit i dedikohet institucioneve shëndetësore. Ne, populli japonez jemi shumë të lumtur që vazhdojmë ta mbështesim këtë vend, për shkak se miqtë të cilët e ndihmojnë njëri tjetrin janë miq të vërtetë.“ – deklaroi ambasadori Savada, me shpresë të sinqertë që së bashku do ta tejkalojmë krizën socio – ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Në kuadër të grant programit për projekte të vogla (GGP), Japonia ka finansuar projekte për rekonstruim dhe furnizim të pajisjeve për më tepër se 70 shkolla dhe kopshte, 47 institucione të shëndetit dhe ka mundësuar furnizimin e 31 automjeteve të specijalizuara për menaxhim të mbeturinave dhe shërbime komunale në 49 komuna në 8 rajone në shtet.

Në përgjithësi, Japonia e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm si zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ambienti, kultura, fatkeqësitë natyrore, krizat e refugjatëve si dhe ndihmat emergjente në shumë totale me mbi 422,3 milionë euro dhe ndihma tjera jo-financiare.

Exit mobile version