Situatë alarmante po mbretëron në Strugë dhe rrethinë gjatë këtij muaj. Një seri vjedhjesh nëpër shtëpi të ndryshme në fshatrat përreth por edhe në qytet kanë shqetësuar banorët e qytetit, të cilët apelojnë deri tek organet e rendit të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij fenomeni shqetësues dhe të rrezikshmëm.
Para disa ditësh një vjedhje e stilit të filmave hollivudian është kryer në fshatin Ladorishtë të Strugës. Shtëpia dhe makina e një qytetari i cili prej vitesh jeton në Zvicër ka qënë objekt i sulmit të hajdutëve, përderisa makina është gjetur në një rrugicë dytësore drejt Shqipërisë hajdutët janë larguar në drejtim të paditur bashkë me objektet e tjera të vjedhura.
Poashtu në Stacionin policor të Strugës është raportuar se në periudhën prej 03.02 deri 08.02.2013, në një shtëpi në pronësi të E.P (55), i cili përkohësisht punonë në SHBA, një autor i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë. Ai me dhunë ka hapur një një nga dritaret e shtëpisë , dhe gjatë kontrollit në një nga dollapët e shtëpisë ka arritur të vjedhi stoli ari në vlerë prej rreth 120.000 denarë. Nga policia thonë se po merren masa për ndricimin e këtij rasti.
Seria e vjedhjeve ka vazhduar dhe kësaj here shënjestër e hajdutëve ishin dy shtëpi në fshatin Kalishtë pronarët e të cilave jetojnë dhe punojnë në Austri.
Nga policia konfirmojnë ngjarjen dhe theksojnë se janë informuar dhe kanë bërë verifikimet e duhura dhe presin që gjatë ditëve në vazhdim të kenë një pasqyrë më të pastër për këtë rast.
Në Strugë prej kohësh shtëpitë e mërgimtarëve janë bërë një shenjestër e lehtë për hajdutë dhe përveç tyre ka pasur edhe mashtrime të ndryshme në qytet por deri më sot nuk janë identifikuar asnjëherë autorët. /Portalb